Aktualitet

Kapet në furgonin “Volkswagen” 8 klandestinë në Shkozet, shoferi tentoi të largohej, kapet nga Policia

Brenda furgonit tip “Wolsvagen” ndodheshin 8 klandestinë.

16 Shkurt 2023, 14:13 Nga A.B
Kapet në furgonin “Volkswagen” 8 klandestinë në
Policia

TIRANË- Një furgon me klandestinë është arrestuar mëngjesin e sotëm në Shkozet. Fillimisht policia i ka bërë me shenjë drejtuesit  të furgonit  që të ndalojë mjetin por që ky i fundit nuk ka ndaluar. Më pas ai ka zbritur nga furgoni dhe ka bërë përpjekje për t’u larguar, por që nuk ia ka arritur dot që t’i shpëtojë policisë.

Brenda furgonit tip “Wolsvagen” ndodheshin 8 klandestinë. Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar./Dosja.al

furgon me klandestine shkozet

Sondazh

Poll