Aktualitet

50-vjeçari shkon në gjendje të dehur në spital, dhunon dy infermieret dhe thyen dritaret

Sipas njoftimit, ai gjithashtu ka dëmtuar xhamat e spitalit dhe nuk i ka lejuar infemieret t’i japin ndihmën e nevojshme mjekësore.

16 Shkurt 2023, 14:25 Nga F.M
50-vjeçari shkon në gjendje të dehur në spital, dhunon dy
Foto Ilustruese

PEQIN- Një 50-vjeçar me inicialet K.S., është vënë në pranga pasi ka dhunuar dy infermiere në spitalin e Peqinit. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se 50-vjeçari ka shkuar në spital në gjendje të dehur dhe ka rrahur infermieret. Sipas njoftimit, ai gjithashtu ka dëmtuar xhamat e spitalit dhe nuk i ka lejuar infemieret t’i japin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore,”- njoftoi policia.

spitali i peqinit policia e peqinit

Sondazh

Poll