Aktualitet

Nxorrën pllaka dekorative në zonën e mbrojtur, procedohen 3 persona në Poliçan

Ata dyshohet se i kanë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. 

15 Shkurt 2023, 21:08 Nga A.B
Nxorrën pllaka dekorative në zonën e mbrojtur, procedohen 3
Policia

POLIÇAN- Tre persona janë proceduar në Poliçan pasi kanë shkelur ligjin. Policia bwn tw ditur se personi me inicialet D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç, banues në Poliçan, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në subjektet e tyre, me aktivitet grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e gurëve dekorativë, u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës. Ata dyshohet se i kanë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar dhe specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Berat, bazuar në pamjet filmike, kanë kryer veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me ADZM Berat, kanë verifikuar kamionin me të cilin po transportoheshin pllaka guri dekorative. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. Y., 36 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për 2 shtetas të tjerë, administratorë subjektesh, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, konkretisht:

D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në subjektet e tyre, me aktivitet grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e gurëve dekorativë, u gjetën pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit. Gjithashtu, u konstatua një punonjës i pasiguruar.“.

polican mali i tomorrit

Sondazh

Poll