Politike

PS plotëson kushtin e parë të opozitës/ Gjiknuri: Gati të tërhiqem si kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bardh

19 Shtator 2019, 08:31 Nga DOSJA
PS plotëson kushtin e parë të opozitës/ Gjiknuri: Gati

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka folur sot për ftesën që Edi Rama i ka bërë dje opozitës. Teksa u pyet në lidhje me kushtin që vendosi opozita për largimin e tij nga kryesimi i Komisionit, ish-ministri tha se mund ta rishikonte pozicionin e tij, duke plotësuar kështu kushtin e parë të opozitës. 

“Jam i gatshem të rishikoj pozicionin tim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore, si bashkëkryetar, me kusht që PD të njohë komisionin. Nëse opozita e shikon qenien time si pengesë, kuptohet edhe në bashkëbisedim me PS, sepse unë përfaqësoj partinë time dhe jo veten time. Është njësoj sikur ne të themi se duhet të ikë Basha se ka vrarë katër veta,” theksoi ndër të tjera Gjiknuri.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Gazmend Bardhit, i cili u shpreh se Damian Gjinkuri dhe të gjithë anëtarët e dosjes 184 duhet të jenë në burg për krim zgjedhor.

Po kështu Gjiknuri në një deklaratë për mediet teksa po hynte në seancën plenare, ka thënë se  kriza politike ka ardhur për shkak të krizës politike. 

Është hera e parë në politikë, që kushtëzohet interlokutori. Nuk ka asnjë akuzë penale ndaj meje, gjithçka është akuzë politikë sic çdo politikan. Nëse është kushti i vetëm dhe ata njohin komisionin e reformës zgjedhore unë jam i gatshëm të ofroj një zgjidhje, pasi të komunikoj me kreun e partisë. Nuk mund të plotësosh kushte pa bërë veprimet e tua. Ata të vijnë të kontribuojnë, unë kam qenë ai që kam gjetur kompromise me opozitën. ka qenë ideja ime personale, ku kam thënë që PD të ketë një vend në komision. Nuk kam asnjë merak, por është absurde të kushtëzosh palën tjetër në negociata.” u shpreh ai.

Ditën e djeshme Edi Rama ftoi opozitën në dialog për Reformën Zgjedhore. Rama u dërgoi një letër krerëve të partive politike opozitare, joparlamentare, ku shtroi dorën për dialog. Nga ana tjetër Lulzim Basha u përgjigj ftesës së Ramës pas një takimi me aleatët, ku tha se nuk mund të bëjnë dialog me Gjiknurin si kryetar të Reformës Zgjedhore.

(J.V/A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri ftesa per opoziten rama fton opoziten per dialog reforma zgjedhore damian gjiknuri ftesa per opoziten rama fton opoziten per dialog reforma zgjedhore

Sondazh

Poll