Politike

Plani i BERZH për tregtinë në Ballkan, Ahmetaj: Si do zhvillohet ekonomia, jam krenar për këtë projekt risi (VD)

19 Shtator 2019, 09:17 Nga DOSJA
Plani i BERZH për tregtinë në Ballkan, Ahmetaj: Si do zhvillohet

TIRANË– Ish-ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka folur sot në seancën plenare të Kuvendit në lidhje me marrëveshjen e BERZH për tregtinë me Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, Ahmetaj tha se projekt në vetëvete synon përmirësimin e shërbimeve në pikat ndërkufitare, përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjes së efikasitetit.

Ish-ministri shtoi gjithashtu se nëse ky projekt vihet në zbatim ashtu siç është parashikuar, shërbimi do të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave dotë ketë kosto të ulëta.

“Nëse një projekt vihet në plan dhe nuk është efiçent e as konkurues, kjo përkthehet në vonesë të rritjes së mirëqënies. Ka tre komponente por më e rëndësishme është thelbi i këtij programi i provuar për herë të parë nga Banka Botërore. Lehtësimi i tregtisë dhe i transportit janë në dorën e procesit të Berlinit.

Nuk është e mundur që të kemi integrim ekonomik nëse sipërmarrëset e tjera, maqedonase, serbe apo të Malit të Zi, harxhojnë kosto jo efiçente në dyer institucionesh dhe trarët e doganave.

Kjo është një nyje informacioni që shkurton këtë kohë që harxhohet në trare dhe institucione. Komponenti i dytë nuk është thjesht teknik por thelbësor.

Pajisja me gjurmimin e tregtisë do të futen në një platformë dhe ajo do të jetë platforma e parë dhe simboli i tregtisë. Nëse bëhet kjo dhe bëhet me korrektesë dhe nëse e parashikojmë mirë në pesë vite, ekonomia do të rritet dhe do të multiplifikohet.

Në këtë mënyrë ky treg bëhet gati për tu futur në Bashkimin Europian. Informacioni dhe tregtimi janë themel në rritjen e ekonomisë. Jam krenar që sot parlamenti e kalon dhe e sjell në jetë një program që jam i sigurtë se do të jetë risi,”– tha ndër të tjera Ahmetaj.

Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar pa debate të nxehta. Deputetët kanë diskutuar për dekretet e Presidentit, të cilat janë rrëzuar me shumicë votash. Është miratuar sot ligji për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka hedhur akuza kundër Metës, duke thënë se nuk ishte bazuar askund në kthimin e ligjeve. Opozita e re kërkoi diskutime për Reformën Zgjedhore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj plani i berzh për tregtinë në ballkan seanca plenare 19 shtator 2019 arben ahmetaj plani i berzh për tregtinë në ballkan seanca plenare 19 shtator 2019

Sondazh

Poll