Politike

Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, miratohen ndryshimet në Kodin Penal, Balla: Presidenti s’ka lexuar nenet

19 Shtator 2019, 07:51 Nga DOSJA

TIRANË- Në seancën e sotme plenare janë diskutuar disa nga dekretet e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kthyer disa ligje për rishqyrtim. Maxhoranca kishte shprehur vullnetin e saj kundër dekreteve të Presidentit dhe po njësoj ka vepruar sot në seancë plenare. Me një shumicë të cilësuar votash, dekretet kryesore, ai për ndryshimet në Kodin Penal dhe ligjin për Akademinë e Shkencave janë rrëzuar, duke mos marrë parasyash asnjë nga propozimet e Presidentit.

Gjatë diskutimeve ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se ndryshimet në Kodin Penal janë jetike dhe tashmë dënimi për ata që kapen me armë pa leje do të jetë 5-15 vite burg. Nga ana tjetër Taulant Balla, ka hedhur akuza kundër Presidentit duke thënë se ky i fundit nuk i kishte lexuar fare nenet e Kodit Penal që ka kthyer për rishqyrtim.

Ndërkohë Reforma Zgjedhore nuk ka munguar as në këtë seancë, e cila është sjellë në vëmendje nga deputeti Ralf Gjoni. Ai ka thënë se “çunat problematikë po ndërmjetësojnë dashuriçkën Rama-Basha”.

 

 

 

Deputeti Myslim Murrizi hodhi akzua të forta kundër deputetëve, duke thënë se duhet të kishin frikë se mos flet Saimir Tahiri në gjykatë dhe publikon videot e tyre. Po ashtu dhe Lefter Maliqi ka hedhur akuza dhe është shprehur se gjysma e deputetëve arrestohen nëse bëhet Vettingu në politikë.

Në seancën e sotme ka munguar Edi Rama, pasi ndodhet në një udhëtim në Itali, që ka nisur ditën e djeshme. Në seancën e 12 shtatorit Kuvendi rrëzoi tetë dekretet e presidentit Meta. Disa nga dekretet që u rrëzuan nga shumica socialiste ishin: ligji për koncesionet, kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat, etj.

(A.B. J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kuvendi rrëzon dekretin për kodin penal rrëzohen dy dekrete të metës seanca plenare 19 shtator 2019 kuvendi rrëzon dekretin për kodin penal rrëzohen dy dekrete të metës seanca plenare 19 shtator 2019

Sondazh

Poll