Politike

“A kërkon Gjermania arrestim ministrash?”, Rudina Hajdari flet hapur: Duan ndëshkim të zyrtarëve të lartë

19 Shtator 2019, 05:40 Nga DOSJA
“A kërkon Gjermania arrestim ministrash?”, Rudina Hajdari flet

Tiranë- Gjermania ka vënë 9 kushte për t’i thënë “PO” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Deputetja Rudina Hajdari ka folur në lidhje me këtë kërkesë dhe deklaroi në një intervistë për “ABC News” se pala gjermane ka kërkuar ndjekje penale dhe ndëshkim të figurave në nivelin më të lartë politik.

Deputetja ka theksuar se pala gjermane nuk ka përmendur emra por ka bërë të qartë se ndëshkimet duhet të vijnë nga nivelet më të larta. Sipas saj mund të ketë edhe arrestime ministrash nëse ka të tillë që kanë shkelur ligjin.

“Mos harrojmë se krahas reformës zgjedhore, na ndan një muaj nga vendimi i çeljes së negociatave i cili do vijë me kushte të qarta. Ju e patë qartë sot, ishin nëntë kushte dhe një nga kushtet ishte shumë i qartë. Jo në mënyrën e nëntë kushteve pra të detajuara në atë lloj mënyre, por gjithë kohës, sidomos pala gjermane, kanë kërkuar që të ketë ndëshkime ndaj figurave politike që janë të korruptuar apo që janë akuzuar për vjedhje votash. Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale ndaj figurave të rëndësishme politike. Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale dhe ndëshkim të figurave në nivel më të lartë politik, jo vetëm në nivelet e mesme të administratës shtetërore. Për ministrat, kjo është një gjë për t’u parë. Nëse rezultojnë të tillë persona të cilët kanë një precedent penal, atëherë patjetër që do ketë ndjekje penale dhe hetim të mëtejshëm në lidhje me këta persona. “, u shpreh deputetja.

Gjermania do të marrë vendimin për hapjen e negociatave më 27 shtator. Kancelarja Merkel  ka deklaruar se rekomandimi është pozitiv,  por fjalën e fundit do ta thotë Bundestagu në datë 26 shtator.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kushtet e gjermanise per shqiperine rudina hajdari kushtet e gjermanise per shqiperine rudina hajdari

Sondazh

Poll