Politike

“Pronat”, Tabaku e Bylykbashi flasin pas takimit me Venecian: S’i merr dot askush, as Edi Rama

19 Shtator 2019, 07:49 Nga DOSJA
“Pronat”, Tabaku e Bylykbashi flasin pas takimit me Venecian:

TIRANË- Dy ish-deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me ekspertët e Komisionit të Venecias për Ligjin e Pronave. Pas takimit disa minutësh me ekspertët dy ish deputetët dhanë dhe një deklaratë për media, ku u shprehën se politikat e qeverisë Rama kanë përkeqësuar gjendjen. Tabaku tregoi dhe detaje nga takim dhe çfarë kishin diskutuar.

Sapo përfunduam një takim me Komisionin e Venecias, të cilët kanë ardhur për të bërë një analizë për pronat në Shqipëri. Ne patëm mundësi të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me pronat  që nga viti 2013.  Diskutuam gjerësisht dekretin e presidentit për Kadastrën. Shpalosëm çdo gjë që ka ndodhur me pronën private dhe atë publike. Çështja e pronave është vënë në fokus si një ndër kriteret që duhen respektuar për çeljen  e negociatave. Të drejtën e pronës nuk e merr askush, as Edi Rama”, u shpreh Tabaku.

Ndërkohë në të njëjtin linjë ishte dhe Oerd Bylykbashi, i cili kritikoi veprimet e kryeministrit Rama dhe tha se është bllokuar procesi i kthimit të pronave.

Ka vënë një mekanizëm me të cilën ka rishpronësuar sërish pronarët. Ky proces bllokoi kthimin e pronave. Ka një qëllim të vetëm, që të marrë këto prona e tua japë oligarkëve për të zhvilluar interesin e tyre, sikur të ishte interes publik. Interesi publik Bëmë të qartë që fikja dhe eliminimi i Gjykatëse Kushtetuese dhe bllokimi i sistemit të drejtësisë për të vënë në vend të drejtat e pronarëve që shtë i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë Kushtetuese. Këto ligje që shkojnë në dëm të pronarëve, PD do t’i zhbëjë”, ishte kjo fjala e Bylykbashit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni i venecias në tiranë ligji i pronave oerd bylykbashi jorida tabaku komisioni i venecias në tiranë ligji i pronave oerd bylykbashi

Sondazh

Poll