Sport

Jordi Cruyff zbulon ‘çelësat’ e momentit të mirë që po kalon Barcelona…

Balanca mes linjave dhe ideja e lojës që ka vënë në jetë Xavi, arsyet kryesore

14 Shkurt 2023, 12:24 Nga DOSJA

Jordi Cruyff zbulon ‘çelësat’ e momentit të

SPANJE - Ndeshja mes Barcelonës dhe Manchester United premton të jetë emocionuese. Edhe pse ka posterin e Europa League, është një ndeshje më tipike e Champions League sesa e këtij kompeticioni. Dy skuadra, që muajt e fundit po rriten dhe po marrin një nivel të lartë. “Kur u hodh shorti, të dy skuadrat ishin në një moment të vështirë, por tani ata kanë bërë një hap përpara në ligat e tyre”, tha Jordi Cruyff për MARCA.

"United ka pasur një histori të vështirë të kohëve të fundit, me shumë vështirësi. Ten Hag ka qenë në gjendje t'i kthejë gjërat dhe të krijojë iluzion të madh mes tifozëve që mendojnë se më në fund janë kthyer. Ka shumë meritë. Ka një skuadër me një prezencë të shumë lojtarëve në Botëror dhe kjo do të thotë diçka. Trajneri ka arritur të krijojë një ekip në të cilin talenti i secilit nuk ecën vetë, por i ka bashkuar në një strategji të përbashkët”,- thotë ish-lojtari i Barçës për trajnerin e United.

Barcelona është një ekip shumë i ri. Nuk do të jetë e lehtë për ta që të luajnë ndeshjen e dytë në Old Trafford: "Nuk do të ndikojë presioni, pasi ata kanë luajtur një Kupë Bote, në terrenin e Barçës, që është shumë kërkues, ose në Bernabeu. Kështu, as ata këtu nuk do të jenë nën presion dhe as ne atje”.

Jordi Cruyff zbulon ‘çelësat’ e momentit të

Barcelona ka pësuar një ndryshim rrënjësor në 2023, me një performancë shumë të lartë: "Skuadra tani konkurron. Është e balancuar mirë, ka një ide të lojës nga ana e trajnerit, që skuadra e ka kapur shpejt dhe mirë. Kjo është arsyeja pse rezultatet janë ato që janë. Ka sinkronizim dhe ekuilibër të mirë midis reparteve. Fjala është që ekipi konkurron. Dhe ditën që gjërat nuk shkojnë mirë, ju përsëri jeni të aftë të fitoni”.

Një nga ndryshimet që ka bërë Xavi, është se tani Barcelona luan në shumë ndeshje me katër mesfushorë, megjithëse Jordi, këtë nuk e sheh kaq shumë përcaktues: "Njëri prej tyre luan si anësor. As ai nuk ndryshon aq shumë. Anësori hyn dhe lejon më shumë ardhje nga anët, veçanërisht ata të fashës. Në statistikat mund të shihni se këta mbrojtës të krahut, po japin shumë asistime, ardhje, krosime...

Trajnerët modernë kanë mënyra të ndryshme për të luajtur sipas nevojës". Nuk dëshiron të flasë për prioritetet: “Presidenti ka thënë se më e rëndësishmja është Liga, por nuk do të thotë se nuk duam të fitojmë gjithçka tjetër”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll