Sport

Wanda Nara heq dorë nga futbolli, i futet kuzhinës...

Pas divorcit nga Mauro Icardi, Wanda mori vendimin për t'u larguar plotësisht nga detyra menaxheriale, për të shkëputur të gjitha lidhjet me ish-bashkëshortin.

13 Shkurt 2023, 18:53 Nga DOSJA
Wanda Nara heq dorë nga futbolli, i futet kuzhinës...

ARGJENTINE - Kontroversja Wanda Nara është vazhdimisht në sy të publikut dhe çfarëdo që të bëjë del në pah dhe tërheq shumë vëmendje.

Pas divorcit nga Mauro Icardi, Wanda mori vendimin për t'u larguar plotësisht nga detyra menaxheriale, për të shkëputur të gjitha lidhjet me ish-bashkëshortin.

Shumë janë të interesuar se çfarë do të bëjë Wanda në të ardhmen, dhe tani janë shfaqur informacione se ajo ka marrë një ofertë shumë fitimprurëse për të drejtuar "Masterchef"-in e njohur globalisht.

Është një shfaqje ku ekipet e kuzhinës konkurrojnë për të përgatitur pjatën më të shijshme dhe më të mirë dhe Wanda Nara do të priste versionin argjentinas të këtij spektakli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll