Sport

Shkarkohet nga Bordi i Garancive Sportrive gjyqtari i çështjes "Juventus"!

Gjatë intervistave, Sandulli hyri në specifikat e dënimit të Gjykatës Federale të Apelit që çoi në 15 pikë penalizime ndaj Juventusit , duke evidentuar shumë pika të forta - si listimi i kompanisë në bursë - dhe një pikë e dobët - argumenti i ulët mbi masën e dënimit.

13 Shkurt 2023, 18:23 Nga DOSJA
Shkarkohet nga Bordi i Garancive Sportrive gjyqtari i çështjes

ITALI - Vashtojnë risitë në çështjen e plusvalencave të Juventus-it,  Piero Sandulli u pezullua nga posti i zëvendëspresidentit të seksionit të dytë të Bordit të Garancive Sportive. 

Pak javë më parë gjyqtari kishte lëshuar disa deklarata në shtyp në lidhje me dënimin që dënoi Juventusin me -15 në kampionat. Deklaratat që Kolegji Garantues në Coni (Komitetit Olimpik Italian) kishte specifikuar në një shënim të datës 3 shkurt ishin "në cilësi personale".

Gjatë intervistave, Sandulli hyri në specifikat e dënimit të Gjykatës Federale të Apelit që çoi në 15 pikë penalizime ndaj Juventusit , duke evidentuar shumë pika të forta - si listimi i kompanisë në bursë - dhe një pikë e dobët - argumenti i ulët mbi masën e dënimit.

Një ekzaminim nga një ekspert dhe jurist veteran, i cili gjithsesi e turpëroi vetë Kolegjin e Garancisë, sepse u bë përpara gjykimit të vetë Kolegjit, si rrjedhojë erdhi edhe vendimi për ta pezulluar atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll