Sport

Tifozët parizien marrin lajmin e mirë, Bayerni është i "pafat"!

Mbappe e lëndoi kofshën e majtë më 1 shkurt dhe klubi i tij tha në atë kohë se sulmuesi do të ishte jashtë për tre javë. Megjithatë, Mbappe u stërvit të dielën dhe sot dhe do të jetë në skuadër.

13 Shkurt 2023, 18:13 Nga DOSJA
Tifozët parizien marrin lajmin e mirë, Bayerni është i

FRANCE - Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është rikuperuar nga lëndimi më shpejt se sa pritej dhe do të jetë në skuadër për ndeshjen e radhës kundër Bayern Munich-ut, në kuadër të 1/16- tës së Ligës së Kampionëve.

Mbappe e lëndoi kofshën e majtë më 1 shkurt dhe klubi i tij tha në atë kohë se sulmuesi do të ishte jashtë për tre javë. Megjithatë, Mbappe u stërvit të dielën dhe sot dhe do të jetë në skuadër.

Në stërvitjen e sotme ai mori pjesë në punë me Lionel Messin, Neymar, Sergio Ramos, Gianluigi Donnarum, Marco Verratti, Ashraf Hakimi dhe Marquinhos , raportoi gazetari i France Press nga stërvitja e klubit parisien.

Ndeshja e parë e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich do të luhet të martën në orën 21:00 në Paris.

Ndeshja e kthimit është planifikuar të zhvillohet më 8 mars në Mynih.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll