Sport

Katari zgjat ‘kthetrat’ dhe drejt Manchester United, gati propozimin për ta blerë…

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Bloomberg

13 Shkurt 2023, 17:43 Nga DOSJA
Katari zgjat ‘kthetrat’ dhe drejt Manchester United, gati propozimin

ANGLI - Një grup investitorësh nga Katari është gati të bëjë një ofertë për Manchester United, raporton agjencia Bloomberg. Një konsorcium nga vendi arab po përgatitet të bëjë ofertën e parë deri në fund të javës, me mbështetjen e fondit sovran të pasurisë, pra me mbështetjen e autoriteteve të Katarit.

Manchester United është në pronësi të Glazers, një familje amerikane që do të jetë e gatshme të heqë qafe ‘Djajtë e Kuq’. Deri më tani vetëm miliarderi britanik Jim Ratcliffe ka shfaqur zyrtarisht interes, në partneritet me Goldman Sachs Group Inc. dhe me JPMorgan Chase & Co.

Duhet mbajtur mend, se Qatar Sports Investments zotëron edhe PSG-në dhe, sipas rregullave të UEFA-s, nuk ka shumicën e aksioneve në një klub tjetër, që konkurron në turne në të njëjtin rajon, përfshirë Champions League.

Megjithatë, sipas Bloomberg, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, emir i Katarit, është një tifoz i Manchester United dhe nuk ka gjasa të humbasë mundësinë për të zotëruar një nga klubet më të mëdha në botë.

Një specialist i investimeve sportive i shpjegoi agjencisë, se propozimi do të duhet të jetë më i madh se 4 miliardë paund (4.527 miliardë euro) për të qenë i suksesshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll