Sport

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në shtrat!

Një ngjarje fatkeqe ku u rrah një bionde bukuroshe ka ndodhur në Dubai. Gruaja fatkeqe, Kevijam Kaso, e përlotur ka transmetuar një video live në profilin e saj në Instagram dhe ka treguar plagët në trup.

13 Shkurt 2023, 17:56 Nga DOSJA

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

DUBAI - Futbollisti ekuadorian Christian Noboa ka rrahur për vdekje të dashurën e tij Keviam Casso pasi ajo e kapi në shtrat me dy prostituta.

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

Një ngjarje fatkeqe ku u rrah një bionde bukuroshe ka ndodhur në Dubai. Gruaja fatkeqe, Kevijam Kaso, e përlotur ka transmetuar një video live në profilin e saj në Instagram dhe ka treguar plagët në trup.

Ajo tregoi se i dashuri i saj, Christian Noboa, e kishte goditur të paktën dhjetë herë në fytyrë dhe trup. Keviam Caso është një ish-futbolliste nga Ekuadori, një e apasionuar fitnesi dhe pronar i një kompanie të eksportit të ushqimeve të detit. Ajo është nënë e dy djemve dhe një vajze.

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

Keviam Casso, zbuloi se kjo nuk është hera e parë që Christian e rreh atë. Ajo ishte rrahur më parë, por ajo heshti.

Çifti u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë foto së bashku më 12 shkurt, duke u kënaqur me shoqërinë e tyre. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më vonë, më saktësisht në natën mes të dielës dhe të hënës.

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

Christian Noboa (37) mohoi fjalët e të dashurës së tij, pra pretendon se nuk e ka rrahur.

- Ajo ishte e dehur dhe e zemëruar. Nuk isha me të atë natë. Isha në një hotel tjetër në Dubai. Unë nuk kam mashtruar askënd dhe nuk kam rrahur askënd. Të gjithë e dinë që unë nuk jam ai lloj personi. Unë jam gjithmonë i sjellshëm me njerëzit. Kjo është një situatë shumë e vështirë, nuk do të doja që askush të ishte në të – tha Noboa për portalin Sport-Express.

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

Christian Noboa është anëtar i klubit rus Soçi . Ai e filloi karrierën e tij në vendlindjen e tij Ekuador, në klubin Emelek. Ai luan në Rusi që nga viti 2007, ku ka qenë anëtar i Rubin, Dinamo Moskës, Rostov dhe Zenit. Ai kaloi një sezon në Greqi duke luajtur për PAOK-un.

Që nga viti 2009, Cristian Noboa është anëtar i ekipit kombëtar të futbollit të Ekuadorit, për të cilin luajti 83 ndeshje dhe shënoi katër gola.

Futbollisti rreh të dashurën, pasi e kapi me dy prostituta në

Më parë, Noboa ishte i martuar me një grua ruse, Olga Romanova , me të cilën ka dy djem, Christopher dhe Lucas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll