Sport

De Rosi dështon që në fillim, shkarkohet nga drejtimi i skuadrës në Serinë B

Sipas mediave pranë klubit të Spalit, vendimi për shkarkimin e tij është marrë tashmë dhe fatale ka qenë humbja dy ditë më parë përballë Venezias.

13 Shkurt 2023, 18:17 Nga DOSJA
De Rosi dështon që në fillim, shkarkohet nga drejtimi i

ITALI - Daniele De Rossi dështon në aventurën e parë si trajner. Ish-mesfushori legjendar i Romës është shkarkuar nga Spali në Serinë B, teksa mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas mediave pranë klubit të Spalit, vendimi për shkarkimin e tij është marrë tashmë dhe fatale ka qenë humbja dy ditë më parë përballë Venezias.
Pas asaj ndeshjeje, vetë De Rossi pranoi se futbollistët e tij nuk kishin dhënë maksimumin, duke lënë të kuptohet se skuadra nuk e ndjek më.

Në pritje të zyrtarizimit të shkarkimit, drejtuesit e Spalit kanë gjetur edhe trajnerin e ri, që do të jetë Massimo Oddo. Të martën pritet që në qytet të mbërrijë presidenti i Spal, Joe Tacopina, për të zyrtarizuar shkarkimin e De Rossit dhe prezantuar Oddon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll