Sport

Shkëlqimi i Ballkanit! Ja cili është formacioni modern, sipas anglezëve!

Daily Mail nuk kujtoi historinë e Jugosllavisë si vend, por arritjet e futbollit mes viteve 1918 dhe 1992. Aty u kujtuan gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 1930 dhe 1962, si dhe finalet e Kampionatit Evropian në 1960 dhe 1968.

13 Shkurt 2023, 18:49 Nga DOSJA

Shkëlqimi i Ballkanit! Ja cili është formacioni modern, sipas

ANGLI - Pikërisht me atë titull, Daily Mail angleze shpalli një artikull në të cilin trajtonte temën se kush do të përbënte 11-shen më të mirë të Jugosllavisë moderne dhe nëse ai ekip mund të fitonte titullin e kampionit të botës.

Daily Mail nuk kujtoi historinë e Jugosllavisë si vend, por arritjet e futbollit mes viteve 1918 dhe 1992. Aty u kujtuan gjysmëfinalet e Kupës së Botës në 1930 dhe 1962, si dhe finalet e Kampionatit Evropian në 1960 dhe 1968.

Shkëlqimi i Ballkanit! Ja cili është formacioni modern, sipas

Kur bëhet fjalë për skuadrën, anglezët vendosën në portë sllovenin Jan Oblak (30), portier i Atlético de Madrid.

Në një sistem në të cilin vijën e mbrojtjes e mbajnë tre lojtarë, është malazezi Stefan Savić (32) i Atletico Madridit, kroati Josko Guardiol (21) i Leipzig dhe përfaqësuesi serb Nikola Milenković (25) i Fiorentinës.

Mesfushora përbëhet nga dyshja kroate Mateo Kovaçiç (28) i Chelsea dhe Luka Modrić (36) i Realit. Në të djathtë kapiteni serb Dushan Tadiq (34) i Ajax-it, dhe në të majtë kroati Ivan Perišić (34), i cili së fundi ka shkuar tek Tottenham.

Sulmuesi apo mesfushori sulmues në formacionin 3-5-2 është serbi Sergej Milinković-Savić (27) nga Lazio.

Sulmi përbëhet nga serbi Dushan Vlahović (23) dhe boshnjaku Edin Džeko (36), futbollistë të Juventusit dhe Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll