Sport

Formula 1, McLaren prezanton mrekullinë e re me rastin e 60-vjetorit!

Italiani Andrea Stella bën debutimin e tij në rolin e drejtorit të ekipit, pasi ka qenë në radhët e skuadrës Ferrari për tetë vite. Në mënyrë kromatike, e zeza dominon mbi portokallinë, pjesën tjetër do ta shohim... në testet e para në Bahrein.

13 Shkurt 2023, 18:41 Nga DOSJA
Formula 1, McLaren prezanton mrekullinë e re me rastin e 60-vjetorit!

ANGLI - Prezantimi thelbësor, por në të njëjtën kohë me stil të shkëlqyeshëm nga Qendra e Teknologjisë McLaren në Woking për MCL60, e cila feston historinë gjashtëdhjetëvjeçare të ekipit të themeluar nga Bruce McLaren dhe rreshton super të rinjtë dhe me potencial të lartë të formuar nga të konfirmuarit Lando Norris dhe i sapoardhuri Oscar Piastri që McLaren ia rrëmbeu me letra të stampuara rivalit të tij të drejtpërdrejtë Alpine për të zëvendësuar bashkatdhetarin e tij Daniel Ricciardo. 

Italiani Andrea Stella bën debutimin e tij në rolin e drejtorit të ekipit, pasi ka qenë në radhët e skuadrës Ferrari për tetë vite. Në mënyrë kromatike, e zeza dominon mbi portokallinë, pjesën tjetër do ta shohim... në testet e para në Bahrein.

Zak Brown:

"Andrea ka gati dhjetë vjet me ne, ai e njeh ekipin në mënyrë perfekte. Gjashtëdhjetë vitet e para do t'i festojmë gjatë gjithë vitit dhe synojmë një të ardhme të shkëlqyer falë strukturave me të cilat jemi pajisur dhe sponsorëve tanë".

Andrea Stella:

"Sot është një ditë e mrekullueshme. Shfrytëzoj rastin të falënderoj shtatëqind punonjësit tanë dhe të gjithë partnerët tanë teknikë. Sfida më e madhe është të vazhdojmë të rritemi dhe ne duhet të besojmë në të dhe të forcohemi pa pushim dhe të fokusojmë gjithçka në performancën. Shkurtimisht po e përsëris: jemi shumë ambicioz. Jemi në pritje të testeve të para në Bahrein”.

Lando Norris :

"Makina është e bukur. Jam i emocionuar, tashmë kanë kaluar pesë vjet. Mezi pres të garoj në Silverstone sigurisht, por edhe... në Las Vegas".

Oscar Piastri :

“Ka shumë histori këtu, mezi pres të jem në start.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll