Sport

Talenti holandez Ihattaren po 'shkatërron' karrierën, arrestohet në Utreht për sulm ndaj ish të dashurës. Rasti i dytë për të…

Sulmuesi i Ajax-it, Mohamed Ihattaren, raportohet se është arrestuar në Holandë, pasi dyshohet se ka sulmuar ish të dashurën e tij.

13 Shkurt 2023, 17:05 Nga DOSJA

Talenti holandez Ihattaren po 'shkatërron' karrierën,

HOLANDE - ‘De Telegraaf’ detajon se si holandezi 21-vjeçar, i cili u kthye në Amsterdam për ditëlindjen e tij, u arrestua nga policia dje, pasi dyshohet se kishte sulmuar ish të dashurën e tij. Policia bastisi shtëpinë e lojtarit të Juventusit sot, duke kontrolluar sendet e tij dhe duke i lënë një shënim, që të merrte çelësat e shtëpisë në një stacion policie në Utrecht.

Një zëdhënës i policisë ishte i paqartë, duke diskutuar situatën, kur tha se "një 21-vjeçar është marrë në pyetje dhe është në paraburgim" për një incident të paspecifikuar në familje. Ky është arrestimi i dytë i Ihattaren brenda pak muajsh. Në nëntor, ai u arrestua me dyshimin se ishte i përfshirë në një kërcënim ndaj një personi tjetër.

Çështjet jashtë fushës e kanë prishur karrierën e 21-vjeçarit, pasi ai dikur konsiderohej si një nga lojtarët më emocionues të gjeneratës së tij, kur depërtoi në PSV në 2019.

Juventus nënshkroi Ihattaren për rreth 2 milionë euro në gusht 2021 dhe e huazoi menjëherë te Sampdoria, ku gjërat filluan të shkojnë keq. Pas një periudhe të pasuksesshme në Liguria, ai iu bashkua Ajax-it në formë huazimi, duke bërë vetëm një paraqitje për skuadrën e Amsterdamit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll