13 Shkurt 2023, 16:41
Nga DOSJA

ITALI - Luciano Spalletti është shprehur, se Eintracht Frankfurt ishte 'po aq i fortë sa' Napoli përpara ndeshjes së tyre në Champions League dhe vuri në dukje se si rritja e presionit e kufizon ekipin e tij.
Azzurrët kanë qenë një nga skuadrat më në formë në Europë këtë sezon, teksa sulmojnë Scudetton e tyre të pare pas më shumë se tre dekada. Skuadra e Spallettit e ka ruajtur këtë nivel edhe në Champions League, duke kaluar lehtësisht në fazën eliminatore pas fitoreve të forta ndaj Liverpool, Ajax dhe Rangers.
Trajneri Spalletti, ndërmjet të tjerash ka folur se si po i menaxhon presionet e këtij sezoni. “Nuk e di nëse mund ta përballoj, është një dashuri e rëndësishme që merr, një përqafim i rëndësishëm. Ne e kemi detyrimin të kthejmë gjithë dashurinë për sportin që marrim. Duhet qetësi, shumë qetësi, sepse kemi ende punë për të bërë dhe një numër lojërash që nuk na lejojnë të kemi shpërqendrime. Më vjen mirë që ekipi është kaq i vëmendshëm dhe i gatshëm të luajë ndeshje një nga një, siç po bëjnë ata.”
Së fundi, trajneri Spalletti foli shumë edhe për yllin e krahut të skuadrës së tij, Khvicha Kvaratskhelia dhe se me cilin lojtar ai është i ngjashëm.
“Ai ka ndjeshmëri në driblim, në përkëdhelje të topit, në sjelljen e atyre fantazmave që janë kaq të vështira për t'u mbrojtur. Mo Salah është një nga ata djem që e ka këtë cilësi në hapësirat e ngushta dhe në përfundimin kaq të saktë, ai nuk e ndjen presionin. Ju mund të shihni se ai është një djalë i qetë, ai do të ketë një të ardhme të shkëlqyer”.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Shkurt 2023, 16:25
BALLSH - Mbyllet java e 21-të e kampionatit të Abissnet Superiores. Partizani regjistron fitoren e parë për vitin 2023, duke mundur në ...
Sport
13 Shkurt 2023, 16:01
ITALI - Stefano Pioli pret një ndeshje të ekuilibruar në Champions League mes Milanit dhe Tottenhamit dhe foli shumë për homolog...
Sport
13 Shkurt 2023, 15:26
ÇEKI - Mesfushori i Sparta Pragës, Jakub Jankto, i cili kaloi shtatë vite të karrierës së tij në Itali, ka bërë...
Sport
13 Shkurt 2023, 15:10
FRANCE - Neymar ka bërë një njoftim alarmues në Instagram në orët e fundit, duke paralajmëruar miliona ndjekësit e tij...
Sport
13 Shkurt 2023, 13:37
KROACI - Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit, “alfa dhe omega” e klubit më të suksesshëm kroat, biznesmeni kontrovers Zdravko Mamić...
Sport
13 Shkurt 2023, 13:29
GJERMANI - Çështja e homoseksualëve tronditi gjithë Evropën! Portieri i njohur gjerman Manuel Neuer (36) doli në ...
Sport
13 Shkurt 2023, 13:20
ANGLI - Blerja e sulmuesit Antony nga Manchester United për 100 milionë euro (nga Ajax) në verë, është një nga ato lëviz...
Sport
13 Shkurt 2023, 13:13
ITALI - Pavarësisht te fitoreve rradhazi mes kupës dhe Serisë A, tifozët bardhezi të Juventusit nuk janë aspak të kënaqu...
Sport
13 Shkurt 2023, 13:08
ANGLI - Erling Haaland, i cili ka shënuar 25 gola në Premier League këtë vit, u largua në pjesën e parë n...
Sport
13 Shkurt 2023, 12:18
FRANCE - Olivier Giroud, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e Francës, nuk do t'i bashkohet Karim...