Sport

Superiorja/ Partizani “ringjallet” në Ballsh, arrin fitoren e parë më 2023. 'Të kuqtë' tani pretendetë në garën për titullin…

Në takimet e javës së 22-të, Partizani do të presë Erzenin, ndërsa Bylisi do të vizitojë Laçin.

13 Shkurt 2023, 16:25 Nga DOSJA
Superiorja/ Partizani “ringjallet” në Ballsh, arrin fitoren e

BALLSH - Mbyllet java e 21-të e kampionatit të Abissnet Superiores. Partizani regjistron fitoren e parë për vitin 2023, duke mundur në transfertë me rezultatin minimal 0-1 ballshiotët e Bylisit. “Demat” kishin marrë 2 pikë në pesë ndeshjet e fundit, duke lëshuar terren në garën për vendin e parë, por në Ballsh, pas kësaj fitoreje, me tri pike larg kreut bëhen sërish pretendentë në garën për titullin.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme, me Partizanin që ishte më kërkues dhe kishte më shumë iniciativë, megjithatë e pati të vështirë për të shënuar. Në pjesën e dytë Colella aktivizoi Alfred Mensah (77’), i cili pas shtatë minutash shënoi golin e vetëm të takimit pas një harkimi të Hadrojit.

Deri në fund rezultati 0-1 nuk ndryshoi më, me Partizanin që shkoi në kuotën e 34 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë, në të njëjtën kuotë pikësh me Vllazninë e vendit të dytë. Në krahun tjetër Bylisin mbetet në vendin e parafundit me 20 pikë, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë pozicionin e tij në fundin e tabelës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll