Politike

Protesta para Kuvendit në mëdyshje, Berisha: Nëse s'do ketë Parlament, ne do respektojmë ditën e zisë kombëtare

Ai shtoi se në këtë mënyrë do të respektohet dita e zisë kombëtare. 

11 Shkurt 2023, 16:07 Nga F.M
Protesta para Kuvendit në mëdyshje, Berisha: Nëse s'do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se protesta e Opozitës ditën e hënë mund edhe të mos bëhet. Në fjalën e tij para mediave, Berisha tha se nëse nuk do të ketë seancë plenare, nuk do të mbahet as protesta. Ai shtoi se në këtë mënyrë do të respektohet dita e zisë kombëtare. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë.

sali berisha

Sondazh

Poll