VIDEO/ Me kë e ka Berisha? Kreu i PD: Shkoni, mos na provokoni
Në videon e mëposhtme dëgjohen fjalët e Berishës, por nuk kuptohet se kujt i drejtohet konkretisht.
11 Shkurt 2023, 14:42Nga F.M
Sali Berisha
TIRAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që ai dhe demokratët të mos provokohen. Në videon e mëposhtme dëgjohen fjalët e Berishës, por nuk kuptohet se kujt i drejtohet konkretisht.
"Ku shkojnë ata, çfarë kanë? Shkoni! Mos na provokoni,"- dëgjohet të thotë ai teksa në dorë mban flamurin e Partisë Demokratike dhe atë kombëtar kuqezi.
Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.