Politike

Seanca plenare, Petrit Vasili: Skandal, vetëm 3 minuta kohë për të folur për deputetët jashtë grupeve parlamentare

Vasili shkruan se deputetëve të opozitës u është lënë vetëm 1e 30 sekonda deri në 3 minuta kohë për të folur.  

11 Shkurt 2023, 15:05 Nga I.A
Seanca plenare, Petrit Vasili: Skandal, vetëm 3 minuta kohë për
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka komentuar rendin e ditës për seancën plenare që do të mbahet ditën e hënë. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se deputetëve të opozitës u është lënë vetëm 1e 30 sekonda deri në 3 minuta kohë për të folur.  Po ashtu ai ka kërkuar që të çlirohet nga lapangjozët e rilindjes.

Postimi i Plotë:

SKANDALI! Deputeteve te opozites u vendosin vetem nga nga 1 min e gjysem e deri 3 minuta per te folur. Per te gjithe deputetet te Partise se Lirise jane vetem pese minuta Per Sali Berishen jane vetem tre minuta. Per Belind Kelliçin vetem tre minuta. Shikoni dokumentin e Rendit te dites per te Henen tek seanca plenare dhe do te kuptoni turpin e parlamentit te marre peng nga banditizmi rilindas. Lapangjozet e rilindas mashtrojne me ore te tera ne parlament ndersa opozites bejne gjithshka ta pengojne te thote te vertetat, qe ju pervelojne. Te çlirohet Parlamenti i rrembyer nga Rama! Parlamenti duhet te clirohet me çdo kusht. Ndaj te henen ne ora 17 protesta do te jete tek Parlamenti!

petrit vasili

Sondazh

Poll