Politike

NDALESA e radhës, Berisha mban fjalim përballë Bashkisë së Tiranës: Veliaj s'ka të drejtë të futet këtu

Berisha u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk duhet të futet më në atë institucion, pasi vjedh nga fondet për qytetarët. 

11 Shkurt 2023, 14:24 Nga A.B
NDALESA e radhës, Berisha mban fjalim përballë Bashkisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vijoi një tur në disa institucionet më të rëndësishme politike në vend. Pas ndalimit përballë Ministrisë së Brendshme, ai u ndal tek Bashkia e Tiranës. Përballë demokratëve, Berisha u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk duhet të futet më në atë institucion, pasi vjedh nga fondet për qytetarët. 

Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë është një nga hajdutët më të shpifur, më të neveritshëm që ka patur qyteti ndonjëherë. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë. Vjedh ditën dhe natën qytetarët shqiptarë. Ky nuk ka të drejtë të hyjë asnjë ditë në këtë ndërtesë, ky njeri vjedh, ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe familjet e tyre. Vjedhin çdo qytetar të qarkut Tiranë. 18 Euro për ton sepse kontrata thotë për çdo ton plehra që depozitohen do paguhen 11 Euro. Ky njeri vjedh 18 Euro në çdo ton. Deri tani janë bërë në llogaritë offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliaj vetëm nga fusha e Sharrës 54 milionë Euro të vjedhura. Erion Veliaj është një hajdut më të shpifur të historisë së Tiranës dhe Shqipërisë. Ka vendosur taksën për arsimin dhe ky hajdut ndërton shkolla me çmim të dhjetëfishtë, të 8-fishtë krahasuar me çminin që del nga manualet europiane të ndërtimit të një shkolle. Ky hajdut që është turpi i dheut, fillon hap tenderin tek rruga Gjon Belushi. E ndërton atë me fondet e bashkisë dhe paratë i fut në xhepin e vetëm me një firmë false. Ky do nxjerrë 1 minutë e më parë nga çdo strofull, ky vendin e ka në burg. Revolucioni do flasë me të”, deklaroi Berisha.

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll