Politike

DENONCIMI i Sali Berishës: Damian Gjiknurit i kanë humbur 6 mln euro, ku i gjeti?

Sali Berisha bëri një denoncim të fortë. Sipas tij, Damian Gjiknurit, sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, i janë vjedhur 6 milionë euro.

11 Shkurt 2023, 14:35 Nga k.m.
DENONCIMI i Sali Berishës: Damian Gjiknurit i kanë humbur 6 mln euro,
Sali Berisha

TIRANË- Vazhdon marshimi i qytetarëve që morën pjesë në protestën e Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri një denoncim të fortë. Sipas tij, Damian Gjiknurit, sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, i janë vjedhur 6 milionë euro. Për Bankën e Shqipërisë, Berisha tha se ajo ndërtesë është shndërruar në selinë e së keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Rama.

"Aq ka Sali Berisha respekt për ta. Kjo ndërtesë i përket popullit shqiptar, i kërkoj se aq sa respekt kanë për votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha respekt për ta. është kthyer në simbolin e të keqes i kryesuar nga Edi Rama. Ai u ka shkaktuar shqiptarëve dramën më të madhe, ka përzënë nga vendi 937 mijë demokratë, pa parti, socialistë, të të gjitha bindjeve. Edi rama në piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm. Ai që kryeson grupin e tyre është trafikant i shpifur dhe i turpshëm. Ai merrej në në Rumani duke u nxjerrë viza prostitutave rumune. Ata nuk mbrojnë interesa të socialistëve, po vetëm interesa kriminale të familjeve të tyre. Merr Gjiknurin, Gjiknur gurunë. O socialistë të ndershëm nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshekë, kam Damianin tuaj, i kanë humbur 6 mln euro bashkë me të nënës së tij, ku i mori ai ato? Ia mbylli Edi Rama. Vendi i tij është në burg,"-tha Berisha.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll