Politike

Berisha lajmëron orën e protës së ditës së hënë: Gjithçka ndryshon sipas mbajtjes së seancës parlamentare

Gjithsesi, ai shtoi se nëse do të ketë ndryshim të seancës plenare, do të ndërrojë dhe orari i nisjes së protestës. 

11 Shkurt 2023, 15:04 Nga F.M
Berisha lajmëron orën e protës së ditës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije se protesta e të hënës do të mbahet në orën 17:00. Nga fjala që mbajti në dyert e institucioneve kryesore në vend, pas protestës kombëtare, Berisha ftoi demokratët që të mblidhen në orën 17:00 para Parlamentit. Gjithsesi, ai shtoi se nëse do të ketë ndryshim të seancës plenare, do të ndërrojë dhe orari i nisjes së protestës. 

“Të hënë në orën 17:00 do të vazhdojë revolucioni pata parlamentit. Nëse ata ndryshojnë orën edhe ne do e ndryshojmë dhe do jemi aty!”- tha Berisha.

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll