Politike

Protesta e opozitës, reagon Gjiknuri: "Revolucioni" nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!

Damian Gjiknuri flet për protestën e opozitës.

11 Shkurt 2023, 15:40 Nga k.m.
Protesta e opozitës, reagon Gjiknuri: "Revolucioni" nisi i
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka dhënë një mesazh për protestën e opozitës para Kryeministrisë. Me anë të një postimi në Twitter, Gjikuri shkruan: "Revolucioni" Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste!

Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podium, Berisha paralajmëroi revcolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej e të largohej nga posti. Protesta u mbyll pas një pre e gjysmë dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe KQZ. Të hënën ka sërish protestë.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll