Politike

Berisha i shkoi tek dera e Bashkisë së Tiranës, Veliaj: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj, ta falënderoj për garën!

Erion Veliaj i ironizoi dhe po ashtu i ftoi në Bashki më 15 maj, duke nënkuptuar se do të fitonte sërish zgjedhjet lokale.

11 Shkurt 2023, 14:45 Nga k.m.
Berisha i shkoi tek dera e Bashkisë së Tiranës, Veliaj: E ftoj
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kandidatin e PD-së për zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i ironizoi dhe po ashtu i ftoi në Bashki më 15 maj, duke nënkuptuar se do të fitonte sërish zgjedhjet lokale.

"Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës - nga koha e kioskave në Lanë e parqe - Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik! E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën!,"-shkroi Erion Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll