Politike

Protesta e Opozitës nis me Himbin Kombëtar, të gjithë me dy gishtat lart

Ndërsa turma e demokratëve ngritën dy gishtat lart. 

11 Shkurt 2023, 12:33 Nga F.M
Protesta e Opozitës nis me Himbin Kombëtar, të gjithë me dy
Sali Berisha

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur me këndimin e Himbit Kombëtar. Ndërkohë që në sfond luhej himni, kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e Opozitës e ndalën hapin. Ndërsa turma e demokratëve ngritën dy gishtat lart. 

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll