Sport

Pep Guardiola poziciohet: “Ne do të jemi të pafajshëm, unë nuk do të largohem!”

Trajneri i Manchester Cityt flet për një dënim të mundshëm për akuzat për shkelje financiare nga ‘Qytetarët’

10 Shkurt 2023, 18:49 Nga DOSJA

Pep Guardiola poziciohet: “Ne do të jemi të pafajshëm,

ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, foli këtë të premte për një sanksion të mundshëm ndaj klubit të tij, për shkelje të pretenduara të rregullave të Fair Play Financiar (FFP). Ai e bëri këtë në konferencën për shtyp para ndeshjes së Premier League kundër Aston Villa.

Pyetjes së pare, që iu bë për këtë temë, ai u përgjigj qartë: "Manchester City ka treguar se ishte plotësisht i pafajshëm me rastin e UEFA-s. Pse të mos mendojnë të njëjtën gjë tani kur nuk ka inkorporim?",- tha ai duke iu referuar faktit, se klubi nuk kanë firmosur me njeri në merkato dimërore.

Gjithsesi Guardiola shkoi një hap më tej, duke qenë edhe më i fortë: "Jam plotësisht i bindur që do të jemi të pafajshëm. Çfarë do të ndodhë më pas? A do të ndalemi tani? Që kur Abu Dhabi mori klubin, kështu ka qenë",- u shpreh trajneri katalanas.

"Ne jemi me fat që jetojmë në një vend, ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet faji. Duket se ne tashmë jemi të dënuar. Çfarë do të ndodhë tani e tutje, nuk e di. Mendoj se kemi avokatë të mirë dhe do të mbrojmë pozicionin tonë. Do të shohim se çfarë do të vendosë gjyqtari dhe çfarë do të vendosë Premier League”,- tha Guardiola në sallën e shtypit.

Mes 19 skuadrave në Premier League, apo fjalëve të popullit tim, unë u besoj fjalëve të njerëzve të mi”. Me këto fjalë ai u pozicionua edhe për konfliktin. Përballë akuzave, Pep Guardiola paralajmëroi gjithashtu: "Kini kujdes në të ardhmen. Shumë klube mund të bëjnë sugjerime dhe ka shumë klube që mund të akuzohen, siç na kanë akuzuar ne... ".

Ndërkohë, Guardiola ka mohuar të gjitha thashethemet për një largim hipotetik të tij nga City dhe aq më tepër kur duhet kujtuar, se në nëntor ai zgjati kontratën deri në verën e vitit 2025: "Unë nuk do të largohem nga këtu, mund t'ju siguroj. Dua të qëndroj më shumë se kurrë. Pas shumë e shumë vitesh në Premier League, nuk dua të largohem."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll