Aktualitet

Zbulohet pse u vra ish-polici Santiago Malko, dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Edison Harizajt/ Kodi i MAFIAS përsëriti skemën

Një breshëri plumbash u derdhën mbi makinën e Santiago Malkos që në fund i morën dhe jetën. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.
Featured image of article: Zbulohet pse u vra ish-polici Santiago Malko, dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Edison Harizajt/ Kodi i MAFIAS përsëriti skemën Edison Harizaj dhe Santiago Malko

TIRANË- Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen mafioze të 26-vjeçarit, Santiago Malko, që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Nga ajo që ka lënë pas krimi, dukej se ishte i mirë menduar dhe i bërë nga njerëz profesionit, pasi të pakta ishin gjurmët që u lanë në vendngjarje.

Një breshëri plumbash u derdhën mbi makinën e Santiago Malkos që në fund i morën dhe jetën. Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës mendohet se Malko është përfshirë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë. Atentati përkon me atë të Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë në të njëjten skemë në Durrës. Harizajt iu bë pritë nga 5 persona që qëlluan mbi të me breshëri, duke lëshuar mbi 50 plumba.

Edison Harizaj ishte një emër i njohur për botën e krimit në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai njihej me nofkën ‘Il Padrino”, pasi shumë kishin frikë prej tij. Sipas Policisë ai ishte anëtar i një bande të fuqishme dhe kishte kryes disa krime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani kjo lidhje mes dy atentateve është në formën e dyshimeve, pasi duhet shumë punë, mbeldhje dhe analizim i provave për të gjetur autorët e vërtetë të ngjarjes dhe motivet e saj. Deri tani, provë për policinë janë gëzhoja dhe një makinë që u dogj në fshatin Ferraj.

Po sot miku i Edison Harizajt, që mbeti i vrarë atentatin e vitit të kalaur në Durrës, Emiliano Shullazi, ka lënë qelinë e burgut dhe është shtruar në spital. Nuk dihet nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën, por duket se është një rastësi e çuditshme.

Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku”, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

(Dosja.al)

Një Koment në “Zbulohet pse u vra ish-polici Santiago Malko, dyshohet se mori pjesë në ekzekutimin e Edison Harizajt/ Kodi i MAFIAS përsëriti skemën

  1. A te shkretet ju media koti. Anila Hoxha se tha emrin e personit we u vra ne durres me qellim. Dhe ju ja mbysni kot. Kerkoni se nuk eshte edisioni faqedjegur…

Shto Koment