Politike

Salianji pjesë e protestës më 11 Shkurt: Jemi të bashkuar, të gjithë aty jemi të shtunën

I pyetur nga Fevziu se cila prej palëve është problematike, Salianji tha se nuk është ky problemi, pasi problemi qëndron te mënyra si gjendet zgjidhja mes tyre.

9 Shkurt 2023, 23:37 Nga DOSJA
Salianji pjesë e protestës më 11 Shkurt: Jemi të bashkuar,
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji i Partisë Demokratike renditet ndër anëtarët që do të marrë pjesë në protestën e opozitës më 11 Shkurt. I ftuar në “Opinion” në Tv Klan, ai u shpreh se pavarësisht qëndrimeve brenda partisë, opozita është e bashkuar dhe do të jetë të shtunën në protestë. I pyetur nga Fevziu se cila prej palëve është problematike, Salianji tha se nuk është ky problemi, pasi problemi qëndron te mënyra si gjendet zgjidhja mes tyre.

Ervin Salianji: Jemi në një situtë ku pavarësisht se çfarë qëndrimi kemi ne të 3, 30 apo 300, këtu ka vetëm një gjë, nuk i mungon asgjë opozitarizmit në pikëpamje të mbrojtjes së interesit publik, nuk i mungon edhe nga qëndrimet që pamë sot, edhe nga qëndrimet që mbajtën kolegët asnjë gjë në raport me aksionin politik, qoftë në parlament, qoftë në aksionin politik.

Blendi Fevziu: Te letra, te vota?

Ervin Salianji: Çështjen e votës e zgjidh vota, do vijmë aty. Ne do jemi këtu, do vijnë kandidatët. Unë nuk pres që Edi Rama t’i japë zgjidhje. Ka një vit e gjysmë që e pengon Edi Rama këtë çështje nga ana gjyqësore.

Blendi Fevziu: Tre muaj, Shkurt, Mars, Prill. 90 ditë, ti hyn në zgjedhje.

Ervin Salianji: Politika dhe njerëzit ndryshojnë, lëvizin.

Blendi Fevziu: Salianji, a mund ta bëj pyetjen unë më drejtpërdrejt, të të fus edhe pak në siklet? Midis të dyja palëve kush më prblematike që pengon në gjetjen e zgjidhjes?

Ervin Salianji: Këtu nuk është çështja se cila është problematike. Këtu është çështja si gjejmë zgjidhjen.

Blendi Fevziu: Si gjendet  zgjidhja?

Ervin Salianji: Ja po jua them unë si gjendet zgjidhja. Ne flasim, detyrohemi të ulemi për shkak se kundërshtarin nuk e zgjedhim dot me përfaqësues të PS, tani unë nuk e bëj më këtë debat publik se ja ku jemi ne të 3, janë dhe 30 apo 50 të tjerë. Ja ta them unë se si. Nuk ka vullnet sepse nëse do kishte vullnet, heqim retorikën se mund t’i hyj atyre argumenteve, vijmë e bëjmë një ditë tjetër një debat 3 orë, ulemi të gjithë me njëri-tjetrin në një tryezë  ku janë që të gjithë përfaqësuesit dhe nuk dilet aty, heqim kamerat për protagonizma  dhe mblidhemi në një mal po të doni, ku të doni, në një zonë ku s’ka dhe diskutojmë me njëri-tjetrin deri në gjendjen e një zgjidhjeje. Nëse i bihet rrotull unë po ju them që nuk ka sot asgjë në mungesën e opozitës… Këtu është e zgjidhur, situata është e zgjidhur.

Teksa renditi arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës, Salianji konfirmoi sërish  pjesëmarrjen.

Ervin Salianji: Ne jemi të bashkuar, jemi të shtunën.

Blendi Fevziu: Po ku jeni të bashkuar?

Ervin Salianji: Të gjithë aty jemi të shtunën, ja ku u tha që të gjithë do jenë aty.

Marrë nga tvklan.al

ervin salianji

Sondazh

Poll