Politike

A është i rrezikuar Shkëlzeni nga “Gërdeci”? Berisha: Kurrën e kurrës! Dëshmitari e ka përgënjeshtruar me betim para gjykatësit

Ai shtoi se Efraim Diveroli e ka përgënjeshtruar me betim para gjykatësit, duke theksuar se ka gënjyer për Shkëlzen Berishën.

9 Shkurt 2023, 23:13 Nga F.M
A është i rrezikuar Shkëlzeni nga “Gërdeci”?
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se djali i tij, Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për një shënim të falsifikuar të Aldo Bumçit. I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i Partisë Demokratike, tha se i biri nuk është aspak i rrezikuar nga kjo dosje. Ai shtoi se Efraim Diveroli e ka përgënjeshtruar me betim para gjykatësit, duke theksuar se ka gënjyer për Shkëlzen Berishën.

Aldo Bumçi e ka çuar në prokurori për hetim, është 100% dokument i falsifikuar,” – u shpreh Berisha.

“Kurrën e kurrës jo! Efraim Diveroli e ka përgënjeshtruar me betim para gjykatësit. Në betimin para gjykatës ka thënë se ka gënjyer për Shkëlzen Berishën. E kam bërë këtë sepse më është dashur për ambasadën amerikane,” – shtoi kryedemokrati.

sali berisha shkelzen berisha

Sondazh

Poll