Politike

Berisha për 21 janarin: Nuk ikja nga Kryeministria dhe me çmimin e jetës sime

Ai shtoi se ai është ‘njeri i detyrës’.

9 Shkurt 2023, 23:13 Nga F.M
Berisha për 21 janarin: Nuk ikja nga Kryeministria dhe me çmimin e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha se në 21 janar 2011 ka qenë në zyrën e tij në Kryeministri dhe nuk kishte ndërmend të lëvizte për asnjë arsye. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Berisha u shpreh se kur ka nisur protesta e opozitës nuk ka qenë aty, por ka shkuar në zyrë dhe nuk ka dalë. Ai shtoi se ai është ‘njeri i detyrës’.

“Nëse më thotë mua kush pse ndenja në Kryeministri, unë aty do të rrija deri në minutën e fundit, nuk lëvizja unë nga vendi. Edhe me çmimin e jetës sime në radhë të parë, sepse unë nuk tradhtoja as postin, as flamurin, as detyrën. Unë nuk kam qenë aty dhe jam kthyer me vrap dhe ja futur brenda në zyrë. Atë e kam bërë unë, jam njeri i detyrës”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll