Politike

Berisha: Meta opozitari i vetëm, si ju përvesh Basha dhe çfarë i thashë në zyrë

Berisha tregoi se Basha u bë palë me Ramën kundër Metës, duke e kthyer këtë të fundit në opozitarin e vetëm në të gjitha pollet.

9 Shkurt 2023, 22:46 Nga F.M
Berisha: Meta opozitari i vetëm, si ju përvesh Basha dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha i vuri shkelmin opozitës duke u bërë palë me qeverinë e Edi Ramës dhe duke votuar ligje të cilat i kishte kundërshtuar më parë.

Berisha tregoi se Basha u bë palë me Ramën kundër Metës, duke e kthyer këtë të fundit në opozitarin e vetëm në të gjitha pollet.

“Jam njeriu që i kam thënë pasi humbi zgjedhjet, edhe gjatë zgjedhjeve, ai bëri një javë fushatë shumë të mirë, kur ju rritën pikët, mjaftoi deklarata e Ramës të thoshte që ai është çun i mirë, unë mund të qeveris me të. Dhe ju përveshën të dy Ilir Metës dhe e ndihmuan Metën me sulmet se në të gjitha pollet Meta dilte opozitari i vetëm. E thirra në zyrë dhe i thashë se me këtë që bëre i vure shkelmin korpusit kryesor të votuesi tanë, se ti po tregon se ti do qeverisësh me të. U përpoq të kthehej po nuk kthehej më ajo”, tha Berisha.

Marrë nga Euronews

sali berisha

Sondazh

Poll