Politike

Bardhi tregon ç'e pengon të mbështesë Berishën: Nuk lë fjalë pa thënë për ambasadorët

Bardhi shtoi se ndarja në parti erdhi pikërisht për shkak të shpalljes non grata të Berishës.

9 Shkurt 2023, 23:19 Nga F.M

 

Bardhi tregon ç'e pengon të mbështesë Berishën:
Gazment Bardhi

 

TIRANË- Deputeti Gazment Bardhi ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër kryetarit të PD, Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se nuk mund të jetë në krah të tij, sepse çdo ditë hedh akuza mbi ambasadorët e huaj. Bardhi shtoi se ndarja në parti erdhi pikërisht për shkak të shpalljes non grata të Berishës.

“Nuk e mbështes këtë lloj politike. Nuk mund të jenë në krah të Berishës, që merr përditë cdo ambasador në Tiranë dhe nuk lë fjalë pa thënë për ta. Unë nuk e bëj kështu politikën, nuk e mbështes këtë lloj politike”, u shpreh ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll