Politike

Kryemadhi: Në protestë për për të gjithë telendarët ndërkombëtarë, që na kanë çarë veshët

Ajo tha se duhet të jetë, ndër të tjera edhe një kundërpërgjigje për 'telendarët ndërkombëtarë', pa konkretizuar se për kë e kishte fjalën.

9 Shkurt 2023, 23:15 Nga F.M
Kryemadhi: Në protestë për për të gjithë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se të shtunën do të jetë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike. Në një prononcim për emisionin “Opinion”, Kryemadhi u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë pjesë e protestës. Ajo tha se duhet të jetë, ndër të tjera edhe një kundërpërgjigje për 'telendarët ndërkombëtarë', pa konkretizuar se për kë e kishte fjalën.

“Qytetarët të dalin në protestë edhe për të gjithë telendarët ndërkombëtarë, që na kanë çarë veshët, që e kanë mbajtur me pekule Edi Ramën. Nëse qytetarëve u ka ardh për të vjellë nga ata që thonë, bëni si them unë por mos bëni si bëj unë, të dalin në protestë”, u shpreh Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll