Politike

'Gërdeci'/ SPAK çon në gjykatë dosjen, Mediu: Proces politik dhe antiligjor, s'ka asnjë vlerë të shtuar

Mediu e cilëson veprimin e SPAK si antiligjor.

9 Shkurt 2023, 13:32 Nga A.B
'Gërdeci'/ SPAK çon në gjykatë dosjen, Mediu:
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish-ministri Fatmir Mediu, komentoi ditën e sotme vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mbylljen e hetimeve për dosjen "Gërdeci", duke e dërguar në Gjykatë. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në 'News24', ai u shpreh se i gjithë procesi është politik dhe antiligjor. 

'Proces politik dhe mediat që nuk ka të bëjë me çështjen e Gërdecit. Kjo çështje e 2009 është përcjellë pa asnjë shtesë, po me të njëjtën dosje dhe prokurorë, dhe për më tepër nga pikëpamja procedurale është një çështje e parashkruar, dhe sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me tragjedinë. Nuk mund t’i bëj interpretim tjetër. Kjo çështje sa herë ka pasur zgjedhje është risjellë në vëmendje. Ideja për ta marrë nga hiçi këtë dosje për ta sjellë nga prokurorët e SPAK, ndërkohë që ka qenë në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila kur është kërkuar të rihapet çështja ka thënë se nuk ka bazë ligjore, sillet për interesa që nuk kanë të bëjnë me çështjen”, shprehet Mediu.

Dy vite pas rihapjes së hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministrin e Mbrotjes gjatë kohës kur ndodhi tragjedia që mori 26 jetë njerëzish, të cilin e akuzohen se ka kryer veprat penale.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish-zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

fatmir mediu

Sondazh

Poll