Bota

Cohen akuza të forta: Trump në kontakt me kreun e WikiLeaks, si gënjeu për ndërtimin e kullës në Moskë

28 Shkurt 2019, 06:54 Nga DOSJA
Cohen akuza të forta: Trump në kontakt me kreun e WikiLeaks, si

Ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen nuk i ka kursyer akuzat ndaj  presidentit të vendit teksa dëshmoi në Kongres.  Ish-avokati tha se manjati ka qenë në dijeni të email-eve të vjedhura të demokratëve.

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse zoti Trump ka qenë më dijeni për publikimin e e-maileve para kohe të Komitetit Kombëtar të Demokracisë. Përgjigjja është po.”, tha Cohen. 

Cohen theksoi se ka qenë në dijeni, se Trump ka ka gënjyer për negociatat që kompania e tij kishte bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, lidhur me ndërtimin e një kulle në Moskë.

“Që të jem sa më i qartë me ju, Trump e dinte dhe ka drejtuar negociatat për Kullën Trump në Moskë, përgjatë gjithë fushatës së tij, dhe ka gënjyer hapur për këtë. Ka gënjyer, sepse nuk e priste kurrë që do të fitonte”, tha ish avokati i presidentit amerikan.

Ai pohoi para Kongresit se është penduar për ndihmën që i ka dhënë Trumpit, të cilin e quajti racist, mashtrues e të pandershëm. Ndaj këtyre akuzave Trump është shprehur se Cohen po gënjen që t’i ulet dënimi. 

Burimi: FoxNews

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuzat ndaj trump deshmia ne kongres michael cohen akuzat ndaj trump deshmia ne kongres michael cohen

Sondazh

Poll