Bota

Rusi, dënohet me 22 vjet burg ish-kreu i sigurisë kibernetike

27 Shkurt 2019, 20:45 Nga DOSJA
Rusi, dënohet me 22 vjet burg ish-kreu i sigurisë kibernetike

RUSI- Ish-kreu i departamentit të sigurisë kibernetike të Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB), Sergei Mihailov, u dënua me 22 vjet burg me akuzën për tradhti nga Gjykata Ushtarake e Moskës, si dhe iu privua grada e kolonelit.

Gjykata gjithashtu dënoi me 14 vjet burgim Ruslan Stojanovin, një ish-punonjës i kompanisë së sigurisë kompjuterike ”Kaspersky Lab”, i akuzuar po për të njëjtën çështje.

Procesi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje mbi rastin e zbuluar.

Sipas raportimit të disa medieve të huaja, Mihailov dhe Stojanov kishin dorëzuar të dhëna të rëndësishme për shërbimin sekret amerikan.

Mihailov u arrestua në dhjetor në vitin 2016, pak pasi SHBA akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota denimi nga gjykata e moskes rusi ruslan stojanovi sergei mihailov shba denimi nga gjykata e moskes rusi ruslan stojanovi sergei mihailov shba

Sondazh

Poll