Bota

Vajza e zëdhënësit të Putin punon në Bruksel, eurodeputetët: Turp, shkelje e sigurisë së Parlamentit

27 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
Vajza e zëdhënësit të Putin punon në Bruksel,

BRUKSEL– Vajza e zëdhënësit kryesor të Kremlinit, Dmitry Peskov, Yelizaveta Peskova, punon si praktikante në Parlamentin Europian në Bruksel. 21-vjeçarja, vajza e zërit publik të Presidentit rus Valdimir Putin, ka në dorë dokumente të ndryshme të Bashkimit Europian.

Lajmi bëhet i ditur nga Radio Europa e Lirë, që ka kontaktuar trajnerin e saj, anëtarin francez të Parlamentit Europian, Aymeric Chauprade.

Ai thotë se ajo është e bija e Peskov, por ka të drejtë që të bëjë praktik njësoj si të gjithë studentët e tjerë.

“Sigurisht, zonja Peskova është vajza e një personaliteti të rëndësishëm në Federatën Ruse, por si studente, ajo nuk ka më pak të drejta sesa të rinjtë tjerë për të bërë një praktikë si pjesë e studimeve të saj”, tha Chauprade në një përgjigje të dërguar përmes postës elektronike.

Ndërkohë që të tjerë deputetët të PE, nuk pranuan të kishin dijeni për vajzën e zyrtarit të lartë rus që punon me ta në Parlamentin Europian.  Sandra Kalniete, pjesë e Partisë Popullore Europiane, tha se kjo është një shkelje e sigurisë së PE.

“Kjo është shkelje e rregullave të përgjithshme të sigurisë të Parlamentit Evropian”, tha Kalniete.

Ndërsa Petras Austrevicius, nga grupi liberal në PE, tha se ky është një turp.

“Nuk mund të besoja se Kremlini mban duart në xhepat dhe zemrën e institucioneve të BE-së. Ky është një turp i madh në fytyrën e Parlamentit Evropian”, eurodeputeti, Petras Austrevicius.

Peskova ka akses në të gjitha godinat dhe hyrjet e Parlamentit Europian. Ajo ka akses në rrjetin e brendshëm të PE dhe në rrjetin e brendshëm të deputetëve.

Ende nuk dihet nëse ajo merr një rrogë për punën e saj, por duket se prania e saj në PE, do të hapë debate të tjera në Bruksel.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dmitry peskov kremlini parlamenti europian vladimir putin yelizaveta peskova zedhenesi rus dmitry peskov kremlini parlamenti europian vladimir putin yelizaveta peskova zedhenesi rus

Sondazh

Poll