Bota

Venezuelë/ Guaido rrezikon dënimin me 30 vite burg

27 Shkurt 2019, 11:12 Nga DOSJA
Venezuelë/ Guaido rrezikon dënimin me 30 vite burg

Venezuelë– Politikani i opozitës, Juan Guaido, i cili deklaroi veten si president i Venezuelës me mbështetjen e SHBA, mund të përballet me 30 vjet burg, sipas deklaratës së një gjykatësi.

Sipas zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë për Drejtësi, Juan Carlos Valdez, Guaido duhet të vuajë dënimin. “Ai është një person që fshihet nga drejtësia, çfarë ndodh me vendin nëse ai largohet. Ai duhet të kapet dhe të dërgohet në burg, mund të përballet me 30 vjet burg,”– tha Valdez.

Prokurorët e shtetit po analizojnë aktualisht sjelljen e Guaido për krime të mundshme. Guaido shkoi në Kolumbi të premten, për të udhëhequr përkrahësitë e tij në kufi, për të kaluar kështu ndihmat humanitare.

Më pas shkoi në Bogota, ku mori pjesë në takimin e së hënës të vendeve që mbështetin përpjekjen e SHBA-ve për të detyruar presidentin venezuelian Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.

Ndërkohë, Guaido për televizionin kolumbian NTN24 tha se ka ndërmend të kthehet në Venezuelë, pavarësisht nga rreziku i arrestimit.

Burimi: RT

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota juan guaido rrezikon denimin me 30 vite burg venezuele juan guaido rrezikon denimin me 30 vite burg venezuele

Sondazh

Poll