Bota

Haradinaj takohet me delegacionin shqiptaro-amerikan: Kemi nevojë për shqiptarët e Amerikës

27 Shkurt 2019, 13:43 Nga DOSJA
Haradinaj takohet me delegacionin shqiptaro-amerikan: Kemi nevojë për

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur një delegacion shqiptaro-amerikan, si dhe anëtarin e Këshillit Bashkiak në qytetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se Kosova është zotuar që të forcohet lidhja mes shqiptarëve dhe miqësia e përhershme me aleatët ndërkombëtarë.

Në një bashkëbisedë të hapur për zhvillimet në Kosovë, pozitën dhe rolin e faktorit shqiptar në gjeopolitikën ballkanike, u pajtuam se ruajtja e unitetit për të drejtën dhe të vërtetën tonë garanton avancimin e interesave tona në rajon dhe më gjerë. Shqiptarët, si pjesë e vizionit euro-atlantik, janë jetësisht të angazhuar për stabilitet dhe paqe të përhershme. Kosova është zotuar që lidhja dhe dashuria e ndërsjellë e shqiptarëve të forcohet dhe miqësia e përhershme me aleatët të ruhet si pasuri e jona më e çmuar. Për lartësimin e vlerave shqiptare kudo në botë, z. Mark Gjonaj i dhurova Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kryeministri Haradinaj, muajt e fundit, po kundërshton vazhdimisht kërkesën e SHBA-së për të pezulluar taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës. Zyrtarët e lartë amerikanë kanë thënë se është e pabesueshme se si Kosova e injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni delegacioni shqiptaro-amerikan mark gjonaj ramush haradinaj delegacioni shqiptaro-amerikan mark gjonaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll