Bota

Hungaria ndërpret hetimet për Gruevskin: Ka udhëtuar me dokumente të ligjshme

27 Shkurt 2019, 20:51 Nga DOSJA
Hungaria ndërpret hetimet për Gruevskin: Ka udhëtuar me dokumente

Autoritetet hungareze kanë ndërprerë hetimet për ish-kryeministrin e maqedonas Nikolla Gruevski, i cili pasi u arratis nga vendi kërkoi azil në Hungari.

Lajmi është bërë i ditur nga portali hungarez “444.hu“, i cili shprehet se Gruevski ka kaluar me dokumente të rregullta.

“Gjatë hetimit është përcaktuar se Gruevski ka poseduar dokumente udhëtime të ligjshme në kufirin e Hungarisë me Serbinë dhe në vendkalimet e tjera kufitare si edhe se hyrja e tij në Zonën e Shengenit ka qenë në pajtim me rregullat ligjore”, thuhet në raportin policor hungarez me të cilin është mbyllur hetimi ndaj Gruevskit.

Gruevski paraprakisht deklaroi se ka pasur dokumente udhëtimi të ligjshme, si dhe se në Hungari ka marrë azil pasi ka udhëtuar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, të njëjtat burime bëjnë me dije se në raportin e policisë ndonëse thuhet se ka udhëtuar me dokumente të ligjshme, nuk saktëtohet se me çfarë dokumentesh ka udhëtuar.

Kujtojmë se Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij, pasi ndaj tij u dënua nga gjykata me 2 vite heqje lirie pasi akuzohet për blerjen e paligjshme të një mercedesi të blinduar me vlerë më shumë se gjysmë milioni euro.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hungaria pushon hetimet ndaj gruevskit ish-kryeministri gruevski hungaria pushon hetimet ndaj gruevskit ish-kryeministri gruevski

Sondazh

Poll