Bota

Trump takon sërish Kim Jong-un: Jeni lider i madh, i kënaqur me denuklearizimin e Koresë

27 Shkurt 2019, 21:30 Nga DOSJA
Trump takon sërish Kim Jong-un: Jeni lider i madh, i kënaqur me

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan ditën e sotme në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Të dy liderët diskutuan mes tyre çështjen kryesore, atë të çmontimit të Koresë nga programi i saj bërthamor, në mënyrë që të krijohej një paqe e përhershme mes dy vendeve.

“Unë me të vërtetë besoj se ky takim i suksesshëm dhe i madh që kemi sot është në sajë të vendimit të guximshëm të ekipit tuaj. Ne ia kemi dalë të tejkalojmë të gjitha pengesat dhe ja ku jemi sot”, tha Kim para Trump.

Ndërsa Trump nuk la pa evidentuar aftësitë e liderit koreano-verior: Unë mendoj se vendi juaj ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Ju keni një të ardhme të shkëlqyer përpara. Ju jeni një lider i madh dhe ne do të ndihmojmë që kjo e ardhme e shkëlqyer të vijë. Jam i kënaqur edhe me procesim e denuklearizimit.

Në fund të atij takimi, dy zyrtarët dolën në një konferencë për shtyp ku edhe folën lidhur me temat e diskutuara në takim.

SHBA dhe Korea e Veriut do të punojnë së bashku në katër pika: përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre, krijimin e një “regjimi të qëndrueshëm dhe paqësor”; denuklearizimin e plotë të gadishullit dhe kthimin reciprok të eshtrave të ushtarëve të vrarë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hanoi korea e veriut shba takimi trump-jong-un hanoi korea e veriut shba takimi trump-jong-un

Sondazh

Poll