Bota

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Prishtinë, ishte duke ecur me makinë

27 Shkurt 2019, 12:34 Nga DOSJA
Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Prishtinë, ishte duke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë ku ka ngelur i vrarë një 27-vjeçar.

Sipas mediave kosovare i vrarë ka ngelur 27-vjeçari me iniciale A.J në rrugën ‘Haxhi Zeka’ të kryeqytetit. Sipas Policisë, i ndjeri është qëlluar me armë zjarri teksa po qarkullonte me veturën e tij në këtë rrugë.

“27-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe në vendngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A. J., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 27 vjecari iniciale a.j vrasje prishtine 27 vjecari iniciale a.j vrasje prishtine

Sondazh

Poll