Politike

‘Aktiv1sti’/ Garo: Kam pasur kuriozitet të regjistrohem, drejtësia që duhet ta hetojë është bërë pjesë e tij. Xhafaj: Është garë për të vlerësuar punonjësit

Garo tha se aplikacioni kontrollon administratën, por u merr dhe të gjitha të dhënat atyre. Por deputeti socialist Etjen Xhafaj e mohon një gjë të tillë.

8 Shkurt 2023, 23:00 Nga F.M
‘Aktiv1sti’/ Garo: Kam pasur kuriozitet të regjistrohem,
Floriana Garo dhe Etjen Xhafaj

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo thotë se drejtësia duhet ta hetojë aolikacionin ‘Aktiv1sti’, por që nuk e bën dot një gjë të tillë pasi është vetë pjesë e përdoruesve. E ftuar në "Ora e Betit", Garo tha se aplikacioni kontrollon administratën, por u merr dhe të gjitha të dhënat atyre. Por deputeti socialist Etjen Xhafaj e mohon një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Garo: Drejtësia duhet ta hetojë por cila drejtësi nëse prokurorët dhe gjyqtarët janë brenda kësaj liste. Ne i kemi nga burime të besueshme si funksionon aplikacioni, ka kohë që qarkullon ky aplikacion dhe për çfarë do të duhej aplikacioni tjetër përveçse të kontrollojë zgjedhjet votuesit duke marrrë të gjithë databazet. Kam pasur kuriozitet të regjistrohem por nuk jam regjistruar ende. Nuk është hera e parë që ndodh kjo por e treta. Ju e mohoni që kjo është listë autentike. Nuk mund të jenë më të besueshëm.

Xhafaj: Lista është publikuar nga palë tjetër.

Garo: Është tendencë e PS që ti shantazhojë dhe terrorizojë punonjësit e administratës. Ka fiksim të kryeministrit dhe ministrave për të qenë sa më aktivë të gjithë mbështetësit dhe administrata në rrjete sociale.

Njuma: Pse duhet pikëzimi?

Xhafaj: Ka një garë të brendshme që ne të identifikojmë punonjësit dhe mbështetësit që punojnë më tepër për ti vlerësuar dhe jo dënuar.

floriana garo etjen xhafaj aplikacioni aktivisti

Sondazh

Poll