8 Shkurt 2023, 19:48
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të ishte dënuar me 6 vite burg për pastrim parash, por që e ka 'mbrojtur' kryeministri Edi Rama. Në një takim me njësinë 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se përmes ish-agjentit Charles McGonigal, Rama arriti ta mbante 'peng' Bashën dhe më pas t'i bënte 'favor' duke mos ia kaluar dosjen në gjykatë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tragjike është se viktimat më direkte, më të dhimbshme të kësaj afere janë demokratët shqiptarë, janë opozitarët shqiptarë. Dhe kjo është e vërteta, sepse Edi Rama e përdori McGonigal për ti futur një thikë, e përdori si vrasës me pagesë kundra nesh.
Por kë, jo një Duman, por një McGonigal që merr përsipër të hetojë lobistin me qëllimin e vetëm për të vendosur PD-në në xhep, dispozion të Edi Ramës. Ky është një krim makabër. Dhe a e realizoi këtë? E realizoi 100% sepse Edi Rama, se çfarë i tha McGonigal nga hetimi i tij nuk e di, por këtu hapi proces kundër Lulzim Bashës për larje parash, për të cilën Lulzim Basha dënohej të paktën 6 vite burg, dhe sot e kësaj dite nuk tregon ku i mori paratë. Dhe nëse nuk i tregon ku i ka marrë, i ka para të pista. Nëse unë t'i kam marrë paratë, unë jam një njeri që kam përgjegjësi, për ju në radhë të parë dhe unë do ti them ku i kam marrë paratë se unë nuk mund ta mbajë. Dhe ky, pasi e çoi në prag të dënimit e bllokoi dosjen nuk e çoi në Gjykatë të Lartë, në kundërshtim me ligjin. E mori peng, para zgjedhjeve. Ne jemi viktimat më kryesore të ‘RamaGate’. Kush, opozita, pluralizmi. Pas këtij akti, duhej akti tjetër, që opozita të mos ekzistonte, veç si fasadë. Të shpallej ‘non grata’ Sali Berisha dhe pastaj të gjitha zgjidheshin. Edi Rama ky kriminel i vërtetë që funksion në mënyrë absolute si bos i një organizate kriminale, askush tjetër. Si mund të marrë kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s të marrë përsipër shefin e kundëzbulimit të FBI-së. Që në momentin e parë të një dobësie, ti njofton autoritetet e vendit mik dhe u thua që ky është i kalbur. Por ky i duhej të komplotonte për ne. Pra ishte shpallja ‘non grata’ duke menduar se tani e nisëm drejt errësirës dhe këtë dhe me PD, bëjmë çtë duam. Kjo është një nga shkaqet e vrasjes masive të shpresës në Shqipëri.
sali berisha
Politike
8 Shkurt 2023, 19:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është...
Politike
8 Shkurt 2023, 19:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si armik të Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
Politike
8 Shkurt 2023, 18:56
F.M
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e konsideron të paligjshme dërgimin e dosjes së 'Gërdecit; në Gjyk...
Politike
8 Shkurt 2023, 16:41
F.M
Aktivisti
TIRANË- Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbe...
Politike
8 Shkurt 2023, 15:32
I.A
Vogelushi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar videon e një vogëlushi në Tiranë që ka nxjerr dy gishtat në mo...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:49
A.B
Rama me te rinjte
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se po përdoret aplikacioni Aktivi...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për këdo që ka nxjerr të d...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:42
A.B
Alastair King-Smith
ELBASAN- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith, ka paralajmëruar se gjatë kë...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:33
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate ka reaguar në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”. Z&e...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:25
A.B
Kuvendi
TIRANË- Komisioni i Etikës vendosi të përjashtojë për 10 ditë nga seancat plenare, 8 deputetët e Partis&eum...