Politike

Alibeaj vijon me prezantimin e kandidatëve paralelisht me Berishën, në Kurbin zgjedh një mjek

Ky është kandidati i 11 që prezantohet nga Alibeaj. Më herët ai është ndalur në bashki të ndryshme ku ka prezantuar emrat e listës së tij të 14 majit.

8 Shkurt 2023, 22:34 Nga F.M
Alibeaj vijon me prezantimin e kandidatëve paralelisht me Berishën,
Enkelejd Alibeaj dhe mjeku Genc Doçi

KURBIN- Enkelejd Alibeaj vijon me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit, ku ka planifikuar të futet i ndarë nga PD-ja zyrtare e kryesuar nga Sali Berisha. Sot, Alibeaj është ndalur në Kurbin ku ka prezantuar mjekun Genc Doçi si kandidat. Vetë Doçi u shpreh se duhet një ndryshim për t’ia kthyer qeverisjen qytetarëve dhe jo pushtetarëve të korruptuar, referuar kryeministrit Edi Rama.

Ky është kandidati i 11 që prezantohet nga Alibeaj. Më herët ai është ndalur në bashki të ndryshme ku ka prezantuar emrat e listës së tij të 14 majit.

Lista e kandidatëve të Alibeajt të deritanishëm:

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Dimal- Dritan Sula

Dibër – Naim Gazidede

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Kurbin- Genc Doçi

Nga ana tjetër, vetë kryedemokrati Berisha ka shpalosur listën e tij të kandidatëve dhe është i bindur që më 14 maj futet në garë me logon e Partisë Demokratike. Kandidatët e Berishës dolën nga procesi i Primareve. Berisha ka bërë shumë herë thirrje që Gjykata të marrë vendimin përfundimtar për vulën e PD-së, ose që KQZ-ja të njohë vendimin e Agron Zhukrit që ia kaloi zyrtarisht PD-në Berishës.

enkelejd alibeaj sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll