8 Shkurt 2023, 19:54
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair-King Smith se korrupsioni i tij me qeverinë shqiptare është një nga shkaqet e emigrimit të shqiptarëve dreht Anglisë dhe dramës së madhe që po zhvillohet në La Mansh. Në një takim me njësinë 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ecën me parime mafiozësh. Ai shtoi se qytetarët e thjeshtë që mbijetojnë me idealet demokratike persekutohen, ndërsa një qeveri gansterësh, hajdutësh e kriminelësh, mbrohen.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Shqiptarët po kalojnë La Manshin. I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj aktivitete britanike ta vijnë ta studiojnë këtu. Si ka mundësi, një pjesë e shoqërisë që persekutohet, një pjesë e shoqërisë që mezi siguron jetesën, një pjesë e shoqërisë që përpiqet të qëndrojë për idealet demokratike dhe mbrohet me çdo çmim një qeveri gansterësh, hajdutësh, kriminelësh që dalin në regjistra edhe vrasës, trafikantë etj. Si ka mundësi kjo. Janë këto parimet e vendeve të lira? Jo nuk janë. Nuk ka vende të lira që i lejon këto. Janë parime të mafiozëve të këtyre vendeve. Mirëpo këto i ka paguar partia, i ka paguar opozita në Shqipëri. E paimagjinueshme të vërsulen ndaj popullit opozitar që në fund të fundit, në çdo vend, është pushteti moral. Leksioni shqiptar është unik dhe duhet të bëjë krenarë çdo demokrat e demokrate që qëndroi dhe u ngrit. Por pse u ngrit, u ngrit për idealet që kanë këta njerëz, që keni ju, sepse ju mund të vazhdonit në atë kënetën që po na zhysnin, por këtë nuk e pranuat ju. Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, demokratët duhet të hanin bar. Por pse kjo? Korrupsioni sepse McGonigal nuk është fenomen i izoluar. Ajo fuqi korruptive e Edi Ramës, nuk veproi vetëm tek McGonigal, por veproi tek diplomatët, europarlamentarët, zyrtarë të tjerë, që i merr së bashku me përfaqësues të Sinaloas dhe i fut në zyrë.
sali berisha
Politike
8 Shkurt 2023, 19:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të ishte dënuar me 6 vi...
Politike
8 Shkurt 2023, 19:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është...
Politike
8 Shkurt 2023, 19:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si armik të Shteteve të Bashkuara të Amerik&e...
Politike
8 Shkurt 2023, 18:56
F.M
Fatmir Mediu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu e konsideron të paligjshme dërgimin e dosjes së 'Gërdecit; në Gjyk...
Politike
8 Shkurt 2023, 16:41
F.M
Aktivisti
TIRANË- Lista e punonjësve të institucioneve të shtetit shqiptar që një ditë më parë u ‘trumbe...
Politike
8 Shkurt 2023, 15:32
I.A
Vogelushi
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar videon e një vogëlushi në Tiranë që ka nxjerr dy gishtat në mo...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:49
A.B
Rama me te rinjte
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se po përdoret aplikacioni Aktivi...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:49
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për këdo që ka nxjerr të d...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:42
A.B
Alastair King-Smith
ELBASAN- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith, ka paralajmëruar se gjatë kë...
Politike
8 Shkurt 2023, 14:33
A.B
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate ka reaguar në lidhje me aplikacionin “Aktivisti”. Z&e...